Lajme
Meta pas tubimit: Dje hodhëm hapin e parë për rivendosjen e sovranitetit (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar tubimin e djeshëm “hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”.
Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, ka falënderuara të gjithë pjesëmarrësit që sipas tij “u përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i Presidentit Meta
Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.
Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 




















