Lajme
Meta: Pas 30-vjetësh ftoj shqiptarët për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë

Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk mendonte se pas 30 vitesh do të ftonte qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Kreu i shtetit përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka sjellë në memorje emocionet që ai ka kaluar kur ishte pjesë e Lëvizjes Studentore, me Arben Imamin dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Postimi i plotë:
Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më
mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi
Publiée par Ilir Meta sur Samedi 29 février 2020

mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi















