Lajme
Meta mesazh ‘të koduar’ me lule: Pranvera nuk ndalet!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një fotografi pranë një peme që sapo ka çelur lulet e para.
“Lulet po shtohen!
Pranvera nuk ndalet!”, ka shkruar Meta në Facebook.
Ky është një mesazh i nënkuptuar i presidentit shqiptar, pasi që nga manifestimi i 2 marsit ai shpesh herë i është referuar si ‘pranvera kuqezi’ luftës kundër grushtit të shtetit, siç e quan ai./ TCh


















