Connect with us

Lajme

Meta kryen testin e koronavirusit, rezulton negativ

Publikuar

më

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kryer testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19, kjo edhe për shkak se sot dhuroi gjak për talasemikët.

Presidenti Ilir Meta ishte bashkë me anëtarët e kabinetit dhe punonjës të institucionit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku dhuruan gjak, por nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse.

“Të jeni të sigurtë se vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë. Nuk kam kontaktuar askënd. Kam bërë gjithçka për të ruajtur distancat e domosdoshme. Ju kam tërhequr edhe ju vëmendjen që të mos rrini kaq pranë njëri-tjetrit, dhe ju përgëzoj që përdorni maskat!”, tha Meta duke iu përgjigjur gazetarëve.

Meta tha se “Task Forcs” në Presidencë për koronavirusin nuk zëvendëson apo dublon “Task Force”-n e qeverisë. Kreu i shtetit tha se duhet gjetur edhe një numër tjetër i gjelbër përveç 127-ës. “Të gjithë po bëjnë përpjetket më të mira dhe vetëm të gjithë së bashku mund ta kakojmë pa panik”, tha Meta kur u pyet se ai i mbështet masat e marra nga qeveria.

“Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kjo është në funksion të Presidentit për shkak të atyre detyrave që ka Kreu i Shtetit për arsye të një situate, që kërkon monitorim të vazhdueshëm. Duhet të përqendrohemi që të gjithë te mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik, te udhëzimet që jepen nga autoritetet shtetërore dhe qeveritare. Të gjithë ta kenë parasysh t’i referohen numrin 127, por ndoshta duhet parë mundësia edhe për ndonjë numër tjetër për të përballuar fluksin, kërkesat apo sqarimet, që kanë qytetarët. Të gjithë po bëjnë përpjekjet më të mira dhe vetëm të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes, por e theksoj, edhe pa panik”, tha presidenti, raporton Shqiptarja.com.

Në përfundim, apeli i Metës ishte “për të gjithë dhuruesit e qëndrueshëm, për vullnetarët e dhurimit të gjakut, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në vazhdimësi”.

Maqedoni1 hour ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme2 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme2 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri4 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë5 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri6 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK