Connect with us

Kosovë

Meta gjatë protestës mban një flamur amerikan, reagon ambasadorja: Nuk kemi të bëjmë asgjë me organizimin

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë fjalimit të tiuj në protestën e sotme ka mbajtur një flamur amerikan në duar.

Meta në këtë protestë u shpreh:

“Unë nuk e kam Amerikën të parën, të parën gjithmonë do të kem Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetar dhe me qindra shqiptar nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë. Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri Kuq e zi “-tha Meta.

Por, me këtë rast u shpreh e habitur ambasadorja e Shteteve të Bashkaura Yuri Kim.

Ajo tha se ndonëse i mbështet protestat si mjet i pakënaqësisë, thekson se SHBA-të nuk kanë të bëjnë me organizimin, raporton Top Channel përcjell Klan Kosova.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sotëm” shkruan Yuri Kim.

NA NDIQ NË FACEBOOK