Connect with us

Lajme

Meta fton shqiptarët në manifestimin e ditës së nesërme

Publikuar

Ditën e nesërme në orën 17:00 do të zhvillohet manifestimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit i thirrur nga presidenti Meta në atë që ai e quan ‘besëlidhja e 2 marsit’.

Vazhdimisht presidenti ka dalë në konferencë për mediat duke paraqitur faktet sipas tij të grushtit të shtetit dhe kapjen e instutucioneve nga mazhoranca.

Meta është aktiv edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka hedhur një video në Facebook, ku nëpërmjet tre të rinjve fton të gjithë shqiptarët nesër në tubim të jenë me mimoza dhe flamuj kuqezi.

”Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë!

Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi!”./oranews.tv/

Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë! Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë! Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi! ??#PërRepublikën #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 1 mars 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK