Connect with us

Sport

Mësohet çmimi i Shaqirit – këto janë skuadrat që e duan

Publikuar

Shaqiri pritet të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni, dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që e duan lojtarin, si dhe çmimi i tij.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpool kërkon 15 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Zvicrës, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat kryesore në garën për Shaqirin janë Roma dhe Sevilla, të cilat janë interesuar për lojtarin edhe gjatë janarit.

Interesim ka ardhur edhe nga Rusia, me Zenit St.Petersburg dhe CSKA Moscow në mesin e skuadrave që duan Shaqirin.

Me gjërat si kanë shkuar së fundmi, thuhet se Liverpool do të kërkojë deri në 30 milionë për lojtarin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Xherdanit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK