Sport
Merret vendimi nëse ndeshja Barca – Napoli do të luhet me tifozë

Sëmundja infektive ka mbërritur prej ditësh në Evropë, dhe vendi më i prekur është Italia.
Në Itali tashmë janë ndalur shumë aktivitete, ndërsa është vendosur që ndeshjet e Serie A të luhen një muaj pa tifozë.
Por, ky vendim në Itali, nuk po paraqet problem në Spanjë, para ndeshjes Barcelona – Napoli, e vlefshme për në Ligën e Kampionëve.
Ministri spanjoll i sporteve ka deklaruar se ndeshja do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, dhe do të jetë me tifozë. Të paktën deri në një vendim tjetër./Lajmi.net/




















