Connect with us

Lajme

Memishi – BDI-së: Ata që identifikohen me krim e korrupsion nuk mund të garantojnë siguri!

Publikuar

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ironizuara premtimet e BDI-së për një të ardhme të sigurt për shqiptarët në Maqedoni.

Sipas Memishit, është e pa logjikshme që personat që identifikohen me krim e korrupsion në kalurën të garantojnë të ardhme të sigurt për shqiptarët.

“Ata që e kaluara i identifikon me krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe jo profesionalizmin, mund ta paramendoni se çfarë të ardhme të “sigurtë” mund t’i ofrojnë shqiptarëve. #GameOverDUI “-shkruan zëdhënësi i Besës, Memishi./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK