Kosovë
Me dy këmbë në përdhosje të Kosovës: Deputeti i Srpskas emërohet anëtar i strukturave paralele

Ndërsa Qeveria Kurti po provon që ta bindë Serbinë që të ulet në tavolinë bisedimesh, kjo e fundit vazhdon me veprime destruktive duke konsoliduar strukturat e saj paralele. Më 27 shkurt, del se Qeveria e Beogradit ka emëruar Branislav Nikoliqin si anëtar të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës.
Ky emërim ka ardhur më anë të një vendimi të lëshuar nga Qeveria e Serbisë.
“Vendimi mbi arsimin e Organeve të Përkohshme në komunat e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Qeveria merr vendim për shkarkimin e anëtarit të organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, ku shkarkohet Mirosllav Gjorgjeviq nga detyra dhe emërohet Branislav Nokoliq anëtar i këtij organi”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi.
![]()
Branislav Nikoliq, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme të cilat ia kanë siguruar një ulëse në Kuvendit e Kosovës. Kësisoj, deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë që Lista Serbe, pjesë e së cilës është Nikoliq, është pranuar nga kryeministri Kurti në qeverinë e tij përkundër premtimeve se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Madje, Lista Serbe ka në Qeverinë Kurti dy ministra nga radhët e saj, z.Ivan Milojeviq dhe z.Dalibor Jevtiq.
Ende nuk ka asnjë koment nga Qeveria Kurti për një veprim të tillë nga ana e Listës Serbe. /Periskopi





















