Kosovë
Mbyllja e barnatoreve bujqësore, ministria vjen me një njoftim të rëndësishëm

Nga ministria e Bujqësisë kanë lëshuar një sqarim sa i përket mbylljes së barnatoreve.
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në vendimin e qeverisë nuk është precizuar se duhet të mbyllen barnatoret.
Ai ka thënë se në vendim përfshihen edhe barnatoret bujqësore, të cilat do të rrijnë të hapura.
Postimi i plotë:
Sqarim për Barnatoret Bujqësore
Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Sqarojmë se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore NUK mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt.





















