Sport
Mbyllja e aktiviteteve sportive deri më 3 prill, zbulohet propozimi i FSHF-së

Sot luhen dy ndeshje në orën 18:00 në Korçë dhe Shkodër, pikërisht Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.
Burime zyrtare në FSHF i thanë pak minuta më parë “Panorama Sport”, se institucioni i futbollit i ka propozuar qeverisë vazhdimin e kampionatit, por pa praninë e tifozëve. Deri në një përgjigje zyrtare, pritet që duke filluar nga sot ndeshjet të luhen pa tifozë.
Mirëpo, gjithçka është në dorë të qeverisë, pasi mund të vendosë mos zhvillimin e aktivitetit deri më 3 prill. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e Kombëtares, të parashikuara në fund të këtij muaji, janë drejt dështimit. /Panorama/






















