Connect with us

Lajme

Mbyllet protesta/ Dekreti dhe paralajmërimi, Meta: Do firmos për shpërndarjen e Parlamentit

Publikuar

Para mbylljes së protestës që zgjati gati dy orë, Presidenti Ilir Meta, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” paralajmëroi se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

“Më duhet të firmos një dekret për shpërndarjen e këtij Parlamenti puçist, deklaroi Meta.

“Pas datës 15 Mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht popullin Kuq e Zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu por në mes të Parlamenti, atje në mes të krimit. I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar unë i pari dhe të gjithë popullit Kuq e Zi. Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizmin”, shtoi ai.

DEKRETI

Presidenti Meta, mes brohoritjes së protestuesve firmosi dekretin për të kthyer sërish në parlament ligjin që sipas tij është anti-kushtetues, ligj që i merrte atij kompetencat për mos-betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Presidencë.

Ky ligj i shumëpërfolur, sipas Metës, ishte një nga shkeljet më të rënda të mazhorancës.

PROTESTA

Ashtu siç u paralajmërua, protesta e nisur në orën 17:00 zgjati rreth dy orë dhe ishte paqësore. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u mblodhën në bulevard, duke iu përgjigjur thirrjes së kreut të shtetit. Gjatë protestës, mbajtën fjalime personalitete të shquara, ndërsa Meta foli në fund. Ai listoi shkeljet kushtetuese që sipas tij, ka kryer mazhoranca./boldnews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK