Kosovë
Mbyllet mulliri në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Mitrovicës, Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Me këtë rast inspektorët komunal menjëherë kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, për 100 kilogramë çmimi ka variuar nga 50 deri në 80 euro.
Komuna e Mitrovicës bën të ditur se Inspektorët komunal janë vazhdimisht në teren për të parë nga afër nëse bizneset bëjnë ngritjen e çmimeve, dhe ndaj atyre që manipulojnë me çmime të produkteve do të merren masa ligjore.




















