Sport
Mbappe me një donacion të madh për të pastrehët

Ylli francez i cili luan me fanellën e Paris Saint Germain, Mbappe, ka dhënë një donacion të madh.
Sulmuesi ka ndarë disa para për të gjithë personat e pastrehë, duke zënë kështu vend në të gjitha mediet botërore.
Lajmin e ka konfirmuar ‘Abbe Pierre Foundation’, por nuk kanë zbuluar shumën e saktë, përcjell lajmi.net.
“Kylian Mbappe sapo ka dhënë një donacion të madh, për të suportuar punënë e Abbe Pierre Foundation”, thuhet mes të tjerash në njoftimin.
Ky veprim i 21 vjeçarit francez po vlerësohet lart nga tifozët e futbollit dhe jo vetëm. /Lajmi.net/


















