Connect with us

Kosovë

Matoshi: Andi Bushati, edhe një hajvan tjetër nga Tirana që lyp gjakderdhje në Prishtinë

Publikuar

me

Analisti, Halil Matoshi ka kritikuar ashpër thirrjen e gazetarit shqiptar Andi Bushati i cili ka bërë thirrje ndaj Vetëvendosjes që të rebelohet dhe të bëjë revoltë në Prishtinë.

Mirëpo, sipas Matoshit, Bushati është një hajvan nga Tirana që lypë gjakderdhje në Prishtinë.

“Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati. “… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.” Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i tij:

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati. “… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.” Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes. Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!? Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës. Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!? Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste. Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias. P.S. Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje: 1. Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo 2. të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!

MË TË LEXUARAT