Connect with us

Kosovë

Masat ndaj koronavirusit: KQZ do të konsultohet me institucionet e tjera për zgjedhjet në Podujevë

Publikuar

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19.

Ndër masat e marra janë që aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen vetëm të mbyllura do të thotë pa praninë e publikut që do të thtoë se ndalohet tubimet elektorale në Podujevë.

Mirëpo a mund të anulohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës që do të mbahen këtë të diele.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha për Kp se aktualisht nuk mund të japë një përgjigje të tillë dhe se KQZ do të konsultohet me institucionet e tjera.

“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, deklaroi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK