Lajme
Masat ndaj COVID-19, programe edukuese në servisin publik

Nga java e ardhshme në televizionin publik në të gjitha programet, nis transmetimi i programeve edukative- arsimore për fëmijët e çerdheve dhe ato të shkollës fillore. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se programi edukativ nuk është kompensim i mësimit të humbur gjatë këtyre 14 ditëve për shkak të virusit Korona. Ai shtoi se programet edukativo arsimore kanë për qëllim që fëmijët të vazhdojnë të edukohen edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, në shtëpi. Për ta realizuar këtë qëllim, nga dikasteri i Arsimit i apelojnë mësuesve të paraqiten vullnetarisht për tu bërë pjesë e programit edukativ. Deri në fund të javës pritet të bëhen të ditura oraret e transmetimit dhe programe edukative që do të transmetohen. Programet edukativo arsimore do të mbështeten edhe nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, Ministria e Punës Sociale dhe UNICEF-i.
Apeloj tek të gjithë mësimdhënësit, deri tek të gjithë kuadri mësimor që vullnetarisht të paraqiten tek ne në mënyrë që të emitojmë këtë program edukativo arsimor për fëmijët tanë, nxënësit tanë gjatë kësaj periudhe derisa nuk i frekuentojnë shkollat, respektivisht çerdhet. Pra, nuk është kompensim por është përgjegjësi shoqërore e institucioneve arsimore dhe gjithë institucioneve tjera të cilat po bashkëpunojnë me ne, janë partner me ne”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Në këtë periudhë të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Para së gjithash vetëdijen ta kemi në rend të parë sepse ne nuk jemi në pushim, por duhet të punojmë. Edhe fëmijët, edhe prindërit, edhe edukatoret duhet të kenë përgjegjësi për këtë gjë”-pohoi Gjonul Bajraktar, zv ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
.
















