Connect with us

Kosovë

Masat e paralajmëruara të Qeverisë shkelin të drejtat themelore kushtetuese

Publikuar

Është raportuar e madje ka rrjedhur edhe dokumenti se si Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti, përmes një vendimi të ri, do të ndalojë qarkullimimin e automjeteve nga ora 10 e mëngjesit deri në 16 pasdite dhe prej orës 20 në mbrëmje deri në 6 të mëngjesit.

Qeveria këtë vendim, do ta marrë si masë ndaj parandaluese në përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Vendimi poashtu vjen në prag të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për mocionin e votëbësimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mirëpo, a mund të merret një masë e tillë? Ndalimi i qarkullimit, rrjedhimisht është shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut.

Një gjë e tillë, sipas Nenit 56 të Kushtetutës së Kosovës, nuk mund të bëhet pa u shpallur Gjendja e Jashtëzakonshme.

“Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mud të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”, thuhet në pikën 1 të Nentit 56 “Të drejtat dhe liritë themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme”.

Pika dy e këtij neni vazhdon: “Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23,24,25,27,28. 29.231,33,34,37 dhe 38 të Kushtetues nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”.

NA NDIQ NË FACEBOOK