Lajme
Maqedonia merr vendim të rrept/ Mbyllet gjithçka përpos marketeve dhe farmacive

Ka shkuar në 18 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni e për këtë Qeveria ka vendosur të mbyll të gjitha lokalet dhe qendra tregëtare, raporton Zyrtare.net
“Sapo përfunduam mbledhjen e Qeverisë në të cilën vendosëm që të mbyllen plotësisht gjitha kafeteritë, restoranet, çajtoret, bizneset, përveç SUPERMARKETET dhe BARNATORET si dhe USHQIMORET por vetëm për porosi!”- ka njoftuar zv kryeministri Bujar Osmani.
Masat e reja të Qeverisë:
- Vetëm kufiri në Tabanocë, Deve Bair, Qafëthanë, Bogorodicë dhe Bllacë mbeten të hapura. Tjerat janë mbyllur
- Pas 48 orëve do të mbyllet aeroporti i Ohrit
- Ndalohet hyrja e atyre që vinë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm (kliko për ta parë listën), përpos atyre që do të marrin leje nga MPB-ja dhe do të përcillen me masa të larta sigurie
- Të mbyllen të gjitha shitoret në qendrat tregtare në vend, përpos atyre që shesin ushqim, supermarketet dhe apotekat
- Mund të bëhet shitja online nga ata që do t’i mbyllin shitoret
- Ndalohet krejtësisht puna e kafiterive, klubeve, kazinove dhe bastoreve
- Ata që prodhojnë dhe shesin ushqim mund të punojnë me rezervime në internet dhe me telefon dhe të dërgojnë produktet ushqimore deri te dera e porositësit
/Zyrtare.net



















