Lajme
Maqedonia, ja kur mund të mbahen zgjedhjet e reja

Pas gjendejes së krijuar me koronavirusin në vend, të gjitha partitë tashmë kanë shfaqur pajtim për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të këtij viti, shkruan zyrtare.net
E për këtë shkak sot do të ulen në takim liderët e partive kryesore në vend te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
Zyrtare.net mëson se opsione për mbajtjen e zgjedhjeve paraqiten muaji qershor dhe shtatori, gjithnjë nëse pandemia Covid-19 arrihet të tejkalohet. Por ekspertët rekomandojnë që në takimin e sotëm të mos caktohet datë pasi kohëzgjatja e virusit nuk mund të parashikohet. /Zyrtare.net/















