Connect with us

Lajme

MAQEDONI/ Transporti po pëson humbje, kërkohet heqja e pagesave rrugore

Publikuar

Me fillimin e virusit të koronës, komnpanitë transpotuese kanë humbje të mëdha. Ato kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme në mënyrë që të ndihmohen këto kompani.

Një ndër kërkesat është tërheqja e pagesës nëpër pikëpagesa. Andonov bëri thirrje që vozitësit të respektojnë mini-karantinin maksimalisht për shkak se bëhet fjalë për sigurinë e tyre dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ai tha se transporti I mallrave nuk duhet të ndalet asesi, për shkak se produktet bazë që I marrin bëhen përmes transportit të mallrave.

“Në sektorin e transportit të udhëtarëve nga java e kaluar numri I udhëtarëve është ulur për 70%, kurse linjat e autobusit janë reduktuar për 52%. Me këtë kërkojmë në mënyrë urgjente Qeveria të sjell masa për heqjen e pikëpagesave, për shkak se transportuesit tanë udhëtojnë çdo ditë me numër të reduktuar të udhëtarëve dhe sadopak të jetë e mundur ti kompenzojnë humbjet që ato I kanë.”- tha Lefter Andonov, kryetar i AMER-it, percjell TVM2.

NA NDIQ NË FACEBOOK