Connect with us

Lajme

MAQEDONI/ 7 pacient dalin pozitiv, shkon në 42 numri i të infektuarve

Publikuar

Ka shkuar në 42 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në fejsbuk njoftoi se  edhe 7 pacient të tjerë kanë dal pozitiv me virus.

Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.

Ndërkohë janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

NA NDIQ NË FACEBOOK