Connect with us

Lajme

MAQEDONI/ 19 të infektuar të ri me koronavirus, shkon në 67 numri i përgjithshëm

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se njoftoi se gjatë mbrëmjes janë testuar edhe 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv.

Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë.

Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacient që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP. Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend deri në ora 10:00 është 67.

NA NDIQ NË FACEBOOK