Connect with us

Sport

Manchesteri stoliset me ngjyrë të kuqe, United triumfon në derbin ndaj Cityt

Publikuar

Djajtë e Kuq kanë mposhtur Manchester Cityn në ‘Old Trafford’ me rezultat 1:0.

Anthony Martial (30’) realizoi golin e vetëm të kësaj sfide, duke u bërë lojtari i parë që pas Cristiano Ronaldos që realizon në dy ndeshje në një edicion ndaj Cityt.

Në vazhdim, Qytetarët shtuan presionin por nuk gjetën dot golin e barazimit.

Kjo ishte hera e parë që pas edicionit 2008/09, që United fiton dy herë brenda një sezoni derbin e Manchesterit.

Man Utd rrit shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke zënë vendin e pestë me 45 pikë – teksa City gjendet solid në pozitën e dytë me 57 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK