Connect with us

Sport

Maldini: Rikuperohem brenda një jave

Publikuar

Dje, Paolo dhe djali i tij Daniel janë konfirmuar si pozitiv në koronavirus, duke u bërë 2 anëtarët e parë të Milan që preken nga ky virus.

Sot, Paolo Maldini ka dhënë disa komente lidhur me situatën, duke u shprehur se pret që brenda një jave të rikuperohet.

“Me anë të kësaj video dua t’iu falënderoj të gjithëve që shpërndatë mesazhe hde dashuri, si dhe shqetësim për mua dhe djalin tim” ka thënë Maldini, trasnmeton lajmi.net.

“Ne jemi mirë, ne duhet të jemi gati ta heqim këtë virus brenda një jave. Faleminderit për vëmendjen tuaj që nuk mungon kurrë” ka thënë ndër të tjerash drejtori  Milan.

Maldini aktualisht po qëndron në vet-izolim, duke tentuar që ta përballojë sa më mirë këtë situatë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK