Lajme
Makinat bëhen copë në Fushë-Krujë/ Tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në kryqëzimin e Borizanës në Fushë-Krujë.
Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.
Nga të dhënat paraprake mësohet se sipasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona ndërsa një është në gjendje të rëndë.
Kujtojmë që qeveria ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Ndërsa pritet të zbulohet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dhe nëse ato kanë patur autorizim./cna






















