Connect with us

Sport

Lojërat Olimpike Tokio 2020 në rrezik – edhe Brazili pro shtyrjes

Publikuar

Komiteti Olimpik i Gjermanisë ishte ai që fillimisht insistonte që kjo Olimpiadë të shtyhet, përkundër vendimit të qeverisë japoneze që të shkohet sipas planeve.

Së fundmi raportohet se edhe Brazili është në mesin e vendeve që është pro shtyrjes së Lojërave Olimpike, transmeton lajmi.net.

“Komiteti Olimpik i Brazilit përkrah shtyrjen e Olimpiadës Tokio 2020, për vitin 2021” thuhet në mes tjerash, në deklaratën COB.

Në mes tjerash, edhe Norvegjia është në mesin e vendeve që kanë kërkuar të njëjtën gjë. Mbetet të shihet nëse këto kërkesa afektojnë qeverinë japoneze.

E gjithë kjo situatë po ndodh si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid19, që po rrezikon gjithë botën. Evenimentet e mëdha sportive janë shtyrë për kohë të pacaktuar, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK