Connect with us

Sport

Liverpool nuk e do rikthimin e Philippe Coutinho

Publikuar

Ylli brazilian i futbollit, Coutinho, nuk po gjen formën e tij të duhur që kur u largua nga ‘Anfield’.

Aventura e tij me Barcelonën nuk shkoi si më së miri, dhe lojtari aktualisht luan si i huazuar te Bayern Munich, skuadër të cilën duket se nuk e ka bindur për blerjen e plotë të kartonit.

‘Mirror’ shkruan se as Liverpool nuk janë të interesuar ta kthejnë lojtarin në ‘Anfield’, transmeton lajmi.net.

Coutinho do të jetë 28 vjeçar kur dritarja e transferimeve të hapet dhe Liverpool nuk shohin ndonjë aryse për të investuar për transferimin e tij.

Si rezultat, Coutinho me shumë gjasë do të përfundojë te ndonjë nga rivalët e Liverpool në Premierligë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK