Sport
Lirim Kastrati reagon pas termetit në Zagreb

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e hershme të këtij mëngjesi.
Termeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Zagreb, por deri më tani nuk raportohet për viktima.
Pas këtij termeti ka reaguar edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, i cili luan në Zagreb, Lirim Kastrati, përcjell lajmi.net.
Kastrati ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku sipas mbishkrimit të vënë ai përcjell lutje dhe dashuri për qytetin.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë e ‘Insta-storyt- të Kastratit. /Lajmi.net/























