Connect with us

Kosovë

Limaj – Kurtit: Po vjen këtu ‘Hashimi, Hashimi jo, unë jam këtu’ – po çu burrë çka po pret, çu shko në dialog

Publikuar

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po aktron.

“Kjo nuk është ofenzivë, e di që ki qejf me u thirrë në këso tema, por kjo në fakt është kaos në qëndrimin politik. Është tmerr, është joseriozitet. Keni pasë tre muaj kohë me trajtu reciprocitetin dhe po del që vec e keni përmend si akt. Ju e keni hupë një mundësi të madhe të negocimit. Ju keni probleme ne prioritetet e juaja.  Qe 20 ditë temë qendrore e ki Serbinë, tu kanë bë dy marrëveshja ajo e linjës ajrore dhe e hekurudhave. Më së lehti e keni me fajësu Palin. Nuk guxon një një kryeministër i vendit me thënë unë nuk di kurgjë, me ua lënë fajin atyne gjynahave.  Ju po mjaftoheni me thënë jo s’di gjë cka kanë bëa ta. Pse si keni shkarku, ju po tregoheni të fuqishëm me Bordet shkarkoni ata drejtora. Dialogun e ke temën qendrore, mos i ik përgjegjësisë, nisu merru me temën kryesore. Lej këto aktrime se nuk të ndihmojnë. Sot i ke cu letër presidentit amerikan, atje po merren krejt me dialogun edhe këtu vjen flet si opozitë: Hashimi nuk bën me udhëheq dialogun, po cu pra cka po pret, cu mere dialogun”, ka thënë Limaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK