Connect with us

Sport

Ligue 1 me vendim interesant lidhur me Coronavirusin

Publikuar

Derisa në shumë vende po luhen ndeshjet kampionale pa praninë e tifozëve, e në disa vende janë anuluar xhirot, në Francë është marrë një vendim më specifik.

Ligue 1 ka vendosur që të limitohet numri i tifozëve deri në një mijë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim është marrë nga Roxana Maracineanu, që është në krye të Ministrisë së Sportit të Francës.

Gjithçka erdhi pas një takimi ku u diskutua për një plan që të luftohet përhapja e Coronavirus. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK