Uncategorized
Lideri Suprem iranian refuzon ndihmën e SHBA-ve: ‘Ata e lëshuan koronavirusin’

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka refuzuar ndihmën e SHBA-ve në lidhje me koronavirusin dhe ka pohuar se “sharlatanët e kanë lëshuar këtë virus”.
Ayatollah Ali Khamenei sot e ka cilësuar këtë ofertë nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Iranin të luftojë pandeminë “të çuditshme”, shkruajnë mediet e huaja.
Në një fjalim televiziv para Republikës Islamike ai i përshkroi gjithashtu liderët amerikan si ‘sharlatanë’.
Irani është vendi më i prekur në Lindjen e Mesme, me më shumë se 1.500 vdekje koronavirus dhe 20.610 njerëz të infektuar.
Megjithë tensionet e ngritura midis dy shteteve, Uashingtoni i ka ofruar ndihmë humanitare Iranit në kohën kur e gjithë bota Lufton me koronavirus.
Duke refuzuar ndihmën e SHBA Khamenei përmendi një teori të pabazuar të komplotit se virusi mund të jetë lëshuar nga Amerika.






















