Sport
Legjenda gjermane ka humbur besimin në Gotze: Nuk mendoj se mund të luajë për skuadër të madhe

Gotze, nuk ka arritur kurrë të gjej formën e tij më të mirë, prej momentit kur kalonte te skuadra e Bayern Munich.
As rikthimi te Dortmund nuk e ktheu atë në nivelet më të larta të formës së tij, duke bërë që Lothar Matthaus të humb besimin se gjermani është mjafuteshëm i mirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër të madhe.
“Nuk e shoh atë t’i bashkohet ndonjë top skuadre. Mario ka arritur shumë dhe siguroi Kupën e Botës në vitin 2014” ka thënë Matthaus, transmeton lajmi.net.
“Ai kishte vite të mira me Dortmund, gjithashtu disa momente me Bayern. Por, duhet të pyesni: Ku kërkohet një lloj lojtari si Gotze?” ka shtuar ai.
Sigurisht, momenti më i mirë në karrierën e Gotze do të mbetet goli i finales së Kupës së Botës, i shënuar kundër Argjentinës, në vitin 2014. /Lajmi.net/





















