Connect with us

Kosovë

LDK arrin marrëveshje me Partinë e Drejtësisë për zgjedhjet në Podujevë

Publikuar

LDK ka arritur marrëveshjen e dytë për zgjedhjet për kryetar të Komunës në Podujevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Partisë së Drejtësisë në Podujevë Esat Ejupi. Ai tha se do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, zotin Nexhmi Rudari

“Me kryetarin e Partisë së Drejtësisë në Podujevë, zotin Esat Ejupi, sot rikonfirmuam marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës kjo parti, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, zotin Nexhmi Rudari”, ka thënë kryetari i degës, Agim Veliu, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK