Connect with us

Sport

Lakers mposhten nga Memphis, ndalet seria e fitoreve – LeBron ‘flirton me Triple-Double’

Publikuar

Memphis kanë shënuar fitore me rezultatin 105:88, kundër skuadrës së Lakers, shkruan lajmi.net.

Griezzlies me Morant në formë të shkëlqyer arritën që të ndalin serinë prej shtatë fitoreve radhazi të Lakers.

Në këtë ndeshje, te Lakers, më i dalluari ishte LeBron James, i cili u kthye pas një ndeshje pushim, duke ‘flirtuar’ me një ‘Triple-Double’.

James regjistroi 19 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime, si dhe kontribuoi me një bllokadë e një top të vjedhur.

Davis shtoi 15 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, duke mos qenë në natën e tij më të mirë.

Lakers do të synojnë të kthehen te fitorja, në ndeshjen e radhës të cilën e luajnë kundër Pelicans. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK