Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Rrënohen objektet rreth Klinikës Infektive në Shkup

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se po rrënohen objektet-barakat rreth Klinikës Infektive për tu liruar hapsira për çasje sa më të lehtë deri në Klinikën Infektive.
“Po rrënojmë objektin e ashtuquajtur “Medicinerët” në Qendrën Klinike, për shkak të nevojave për hapsirë rreth Klinikës Infektive. Po ndihmojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Klinike”-ka shkruar mes tjerash Shilegov.
Kujtojmë që para pak çastesh Qeveria e Maqedonisë ka marr vendim për të zbatuar orë policore me qëllim që të frenohet përhapja e Covid 19.
Gepostet von Петре Шилегов am Samstag, 21. März 2020
















