Lajme
Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni

Është regjistruar viktima e parë nga epidemia e koronavirusit në Maqedoni, raporton Zyrtare.net. Lajmin e ka njoftuar para pak minutash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga qyteti i Kumanovës.
“Për fat të keq e kemi rastin e parë vdekje në Kumanvoë. Bëhet fjalë për grua e moshës 57 vjeçare. Në lidhje me këtë duhet të them se me kohë janë bërë teste dhe kanë treguar rezultat negativ”, ka thënë ministri Filipçe, derisa ka njoftuar se tashmë numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me Covid 19 ka shkuar në 114./Zyrtare.net/


















