Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Regjistrohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Publikuar

Ka ndëruar jetë edhe një person si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një burrë 63-vjeçar nga Dibra, i cili gjatë ditëve të fundit ka pasur gjendje të rënduar.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë përmes një njoftimi në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë./Zyrtare.net/