Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Maqedonia sapo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në nivel të të gjithë territorit të shtetit, raporton Zyrtare.net
Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzkonshme sapo e njoftoi Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
“Dua të njoftojë opinionin se sapo e nënshkrova vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në teritorrin e gjithë shtetit. Sot pas dite Qeveria dërgoi kërkesë në Kuvend I cili konformë Kushtetutës është i pari competent për të shpall gjendje të jashtëzakonshme por kryetari Kuvendit e ridërgoi menjëherë këtë akt te unë me arsyetimin se nuk mund t ëthërret Kuvendin që të diskutojë për këtë çështje. Vendimi im bazohet në nenin 125 të Kushtetutës I cili përshkruan një mundëi të tillë, nëse Kuvendi për arsye të ndryshme nuk mund të mblidhet. Konkretisht vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e morra për të mbrojtur dhe përballjen me pasojat me përhapjen e virusit KOVID 19. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Dhe, në momentin kur Kuvendi do të jetë në mundësi mblidhet do t’i jepet në ratifikim. Pres që Qeveria, para mbarimit të këtyre 30 ditëve, të jep raport të detajuar për efektet e deriatëhershme të masave dhe propozim të sqaruar për nevojën për vazhdim të mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë shtetë” – deklaroi Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Ai bëri apel që të mos dilet pa nevoj nga shtëpia dhe të rrespektohen masat e autoriteteve. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasj për 30 ditë.
















