Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Maqedoni, pezullohet falja e namazit në Xhami

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë përmes një konference për shtyp ka njoftuar se nga sot pezullohet namazi i xhumasë që falet ditën e premte si dhe namazet tjera me xhemat nëpër të gjitha xhamitë e Maqedonisë së Veriut, raporton Zyrtare.net
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi theksoi se muezinët kanë për obligime të thirrin ezanin nëpër xhamitë, kurse rituali i faljes të bëhet nëpër shtëpi.
Këto vendime Rexhepi theksoi se i bazon në hadithe dhe ajetet kuranore që i dedikohen situatës në fjalë, përhapjes së pandemisë COVID 19./Zyrtare.net/


















