Connect with us

Kosovë

LAJMI I FUNDIT/ Koronavirusi prek edhe Kosovën, regjistrohen dy raste

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për media kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Pas kryerjes së analizave, për 15 raste, dy kanë rezultuar pozitiv. Njëri nga ta është kosovar dhe një tjetër nga Italia.

“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 70 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri i shëndetësisë Arben Vitia.

NA NDIQ NË FACEBOOK