Lajme
LAJM I MIRË/ Të gjithë rezultatet e udhëtarëve që u kthyen nga Brukseli dolën negativ

Një lajm i mirë po vjen në orët e para të kësaj të mërkure. Qytetarët që erdhën sot pasdite në Shkup nga Brukseli me avion e që u testuan nëse janë me virusin korona, të gjithë kanë dalur negativ, transmeton Zyrtare.net
Kjo u njoftua para pak çastesh që padyshim përbën një lajm mjaft të mirë në momente kur dita ditës po rritet numri i të infektuarve me COVID 19.
Lajmi pritet të konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni është 31./Zyrtare.net/


















