Kulturë
“Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë”/ Ish mikesha shpërthen ndaj Jonida Maliqit

“Nuk do të shpenzoja kurrë para për çanta që janë më të vogla se dora ime”. Kjo deklaratë e Jonida Maliqit ka ndezur një debat me ish mikeshën e saj, fashionisten Alba.
Nëpërmjet një postimi në Instatory Alba Danaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj Jonidës ku shprehet: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”.
Kjo nuk është hera e parë, pasi Alba dhe para disa muajsh Alba bëri disa komente në rrjetet sociale ku e quante këngëtaren “Fasadë”.
Ndërkohë nga ana tjetër Jonida nuk ka reaguar ende pas kësaj deklarate. Prishja e miqësisë së tyre mbetet ende mister pasi para shumë kohësh vajzat postonin shumë foto së bashku në rrjetet sociale./ CNA.al























