Kosovë
Kurti tregon se si do të ringjallet ekonomia në Kosovë pas koronavirusit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka treguar se Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përpiluar një plan emergjent të ndërhyrjeve për ndërmarrjet më të goditura nga situata e koronavirusit.
Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti po ashtu ka treguar se po punohet për një mbështetje fiskale, menjëherë pas përfundimit të situatës në mënyrë që menjëherë të ringjallet ekonomia në vend, njofton Klan Kosova.






















