Connect with us

Kosovë

Kurti: Për çdo ditë flas me Grenellin, ja çka më tha pasi e hoqa taksën

Publikuar

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se ka kontakte të përditshme me të dërguarin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Kurti në seancën që po mbahet për shkarkimin e tij, e ka pranuar se nuk pajtohet me ato që i kërkon Grenell, por se flet me të çdo ditë, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se Grenell i kishte thënë se nuk mjafton heqja e tarifës për lëndën e parë, por sipas Kurtit, kryeministri i Kosovës mbron interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Me ambasadorin Grenell, unë kontaktojë për çdo ditë. Më duhet të them që një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohem me të. Unë mbaj qëndrimin tij, sepse mbroj interesat e Kosovës. Ai thotë harroje recriprocitetin. Unë s’mund ta harroj reciprocitetin. Për çdo ditë jam në kontakt me të, e kuptoni. Pasi që që e kam heq për lëndën e parë, më ka thënë nuk mjafton. I kam shkruar edhe unë. Me Lajçakun asnjë tekst mesazh nuk e kam. As me Borrellin nuk e kam. Po unë kundër kontraktiktës BE-SHBA, SHBA-BE. Dyjat na duhen bre”, ka deklaruar Kurti./BS

NA NDIQ NË FACEBOOK