Connect with us

Kosovë

Kurti nuk e përfilli, hesht Isa Mustafa që kërkoi heqjen e tërësishme të taksës

Publikuar

më

Dy partitë në pushtet Vetëvendosje dhe LDK edhe sot në seancën e jashtëzakonshme shprehën qëndrime të kundërta sa i përket heqjes së menjëhershme dhe të pjesërishme të taksës ndaj produkteve serbe.

Dje kreu i LDK-së, doli hapur kundër qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti që e bëri të ditur në konferencë për media për heqje të pjesërishme të taksës, duke kërkuar heqje të menjëhershme të saj, ashtu siç kërkon Amerika.

“Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të. Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-të për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik”, kishte shkruar ndër të tjera Mustafa.

Por kryeministri Kurti sot fare nuk e përfilli partnerin qeverisës, këtë rast kreun e LDK-së, Mustafa, pasi mbajti qëndrimin e tij për heqje të pjesërishme të taksës.

Bile Kurti iu kundërpërgjigj në një mënyrë Mustafës duke thënë se nuk është qasje e mire, deklarimi ose tash ose hiç.

“Besoj që nuk është qasje e mirë ose krejt ose hiq, ose tash ose hiq, pra besoj që qëndrimi im është i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hiq, posë tash ose kurrë, pra qasja jonë është ajo që praktikisht na ka vendosur në ofensivë, masat që na vendosin në defensive, ku duhet të shëndrohesh në kështjellë që mbrohesh në rrethim që të vjen rrotull është gabim, ka versione shumë më të mençura që të arrijmë qëndrimet që i dëshirojmë edhe më shumë se sa deri tash”, ka thënë Kurti sot në seancën plenare.

Edhe pse kanë ikur disa orë nga kjo deklaratë e Kurtit, i pari i LDK-së, Mustafa, ka heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë pas shpërfilljes që i bëri Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa në një vijë me Isa Mustafën është shprehur ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili ka deklaruar se heqja e tarifës do të ishte një fillim i mrekullueshëm dhe përparim i madh.

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të cohet përpara derisa të largohen tarifat”, kishte shkruar Grenell në Twitter.

Maqedoni45 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK