Connect with us

Kosovë

Kurti nuk e ka në agjendë takimin me Thaçin

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në agjendën e tij për ditën e sotme nuk e ka të listuar takimin me presidentin Hashim Thaçi, i cili i ka thirrur liderët politik të vendit, dhe krerët e partive politike në takim.

Sipas njoftimit të dërguar për media nga Zyra për Informim e qeverisë takimin e parë shefi i ekzekutivit do ta ketë me Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF).

Ky takim pritet të ndodh prej orës 10:30.

Agjenda e plotë:

1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF);

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:30

2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit;

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 11:00

3. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM;

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë;

KOHA: 14:00

4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN;

NA NDIQ NË FACEBOOK