Connect with us

Kosovë

Kurti komenton takimin e Thaçit me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për takimin e presidentit, Hashim Thaçi me homologun e tij Serbë, Aleksandër Vuçiq në Uashington.

Shefi i ekzekutivit tha se presidenti Thaçi para se të shkonte në ShBA do të duhej të raportonte më Kuvend e të zhvillonte takime me të për unifikim të politikës së jashtme. E jo siç tha, pas takimeve që ka pasur dhe të bëj dakordime me Serbinë.

Kurti foli edhe për cnjohjet e reja që po i bëhen Kosovës.

“Ne po përpiqemi të bëjmë një veprim të vullneti të mirë për të larguar tarifën 100 për qind në lëndën e parë ndaj Serbisë, por qartazi po shihet se Serbia po bën një intensifikim për çnjohje të Kosovës”, tha ai.

Lexo edhe: Kurti thotë se do t’i kërkojë ShBA-së dhe BE-së që t’i bëjnë presion Serbisë për ndaljen e çnjohjeve

 

NA NDIQ NË FACEBOOK