Kosovë
Kurti emëron këshilltare ish- prokuroren që goditi EULEX-in

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij këshilltare të huaj ish prokuroren e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh.
Lajmin e ka konfirmuar vet Bamieh përmes një postimi në Linkdin.
“Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan Bamieh.
Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh e kishte akuzuar këtë mision për korrupsion./Periskopi/





















